“Isha te terapia e djalit”/ Rama akuzoi protestuesit se e sollën në Parlament, shqiptarët mbledhin brenda pak orësh 151 mijë dollarë për nënën dhe të birin me autizëm
Prokurori Besim Hajdarmataj është shkarkuar sot nga detyra. Pak muaj më parë ai morri konfirmimin nga shkalla e parë e vettingut por në kolegjin e apelimit të treja aspektet e kontrollit dolën negative.
Kolegji gjykoi që prokurori i Tiranës Hajdarmataj nuk ka justifikuar burimet dhe shpenzimet e tij tejkalojnë të ardhurat e ligjshme. Por një notë shumë negative ju vendos atij në anët profesionale duke thënë se ai nuk e njeh mirë ligjin.
Ndërkohë që në një dosje hetimore për trafik ndërkombëtar droge ai ka ndikuar negativisht që hetimi të zvarritet duke treguar mosnjohje të procedurave ligjore. Si prokuror i krimeve të rënda ka shpallur moskompetencë dhe dosja e trafikut të drogës i ka kaluar prokurorisë së Durrësit
Prokurorit ju gjetën edhe lidhje kriminale. Për të gjitha këto mangësi, kolegji i apelimit vendosi shkarkimin nga detyra të prokurorit.
Top Channel