Rama bën bilancin e zjarreve në vend: Janë 13 vatra aktive, në Fushë-Arrëz është dërguar një helikopter

04/08/2021 19:47

Kryeministri Rama ka bërë një bilanc të vatrave të zjarrit që kanë ‘pushtuar’ vendin për shumë ditë me radhë tanimë.

Kreu i qeverisë, bashkangjitur disa pamjeve të flakëve në këto 24 orët e fundit shkruan se janë ende 13 vatra aktive në të gjithë vendin, por fatmirësisht pa rrezik të banesave.

Në Fushë-Arrëz e cila paraqet rrezikshmëri për kalimin në zona të banuara, është dërguar edhe një mjet helikopter për mbështetje nga ajri.

Postimi i plotë i Kryeministrit:

Aktualisht ka 13 vatra zjarri në të gjithë vendin përkatësisht në;
Gadishullin e Karaburunit. Pa rrezik banesash.
Shkodër, në fshatin Cukal. Pa rrezik banesash.
Në Fushë-Arrëz e cila paraqet rrezikshmëri për kalimin në zona të banuara, është dërguar edhe një mjet helikopter për mbështetje nga ajri.
Gjirokastër, vijon zjarri vatrave në luginën e Lunxhërisë. Nuk ka rrezik për banesat. Po punojnë forcat e FA dhe të tjera nga toka.
Vatra e zjarrit në kodrën e pishave në fshatin “Arshi Lengo”, po punojnë të gjitha forcat operacionale dhe një mjet helikopter.
Në bashkinë Tepelenë. Pa rrezik banesash.
Pyllin e fshatit Shetaj. Pa rrezik banesash.
Në bashkinë Durrës, fshati Manskuri. Pa rrezik banesash.
Dibër, fshati Lukan. Pa rrezik banesash.
Në bashkinë Mallakastër. Pa rrezik banesash.
Elbasan. Fshati Shelcan. Pa rrezik banesash.
Qarku Berat. Raportuar një zjarr në shkurre në fshatin Vendreshë, Bashkia Skrapar. Zjarri është fikur.
Riaktivizim i zjarrit në Çorovodë, në fshatin Zogas. Zjarri është fikur.
(Pamjet 24 orët e fundit)

Top Channel