Pas sherrit mes dy personave, kris arma në Lezhë! Shpallet në kërkim autori

04/08/2021 08:39

Policia e Lezhës ka shpallur në kërkim një 33-vjeçar banues në Kurbin, pasi ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një 60-vjeçari.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se me të qëlluar me armë zjarri, por që fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, autori është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Më datë 03.08.2021, në fshatin Shenkollë, Lezhë, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi F.N., ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit P.T.,60 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Kurbin.

Shtetasi F.N., është larguar menjëherë me automjetin e tij. Nga e shtëna me armë zjarri nuk ka të lënduar.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilët kanë bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të shtetasit F.N., 33 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Kurbin”, njofton policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 gëzhoja.

Po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe si dhe për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës se Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel