Merr fund arratia e 48-vjeçarit, arrestohet për plagosjen me thikë pas një konflikti në Berat

04/08/2021 11:43
Foto ilustruese

Një 48-vjeçar është arrestua nga policia e Beratit pasi mbrëmjen e djeshme plagosi me thikë një 42-vjeçar.

Ngjarja ndodhi pas një konflikti për motive të dobëta dhe autori ia mbathi, por arratia e tij zgjati vetëm pak orë.

Pas marrjes së informacionit, shërbimet e Policisë kontrolluan zonën dhe bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e autorit

“Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi i shtetasit G. D., 48 vjeç, banues në lagjen “Kushtrim”, Berat, pasi mbrëmjen e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. K., 42 vjeç, banues në lagjen “Kushtrim”, Berat, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin  e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Top Channel