Gazetarja Anila Hoxha ka përcjellë live nga vendngjarja operacionin e shuarjes së flakëve në zonën e Karaburunit.

Për 9 ditë me radhë, Vlora ishte e rrethuar nga flakët dhe për dy ditë kanë punuar qindra forca ushtarake dhe mjete të ushtrisë, së bashku me zjarrfikëset, për të shuar zjarret.

Një helikopter ka dalë në terren bashkë me forcat operacionale në zonën e karaburtunit për të shuar flakët, ndërsa një pjesë ndodhen edhe në fshatin Delisuf, ku është riaktivizuar vatra e zjarrit.

Kujtojmë se të gjitha vatrat e zjarrit janë shuar në Gjirokastër pas punës së efektivëve të FA dhe punonjësve të bashkisë, shërbimit pyjor si dhe forcave zjarrfikëse.

Fatkeqësisht një ditë më parë u shënua një viktimë në vend në fshatin “Asim Zeneli” në Lunxhëri të Gjirokastrës, ku 64 vjeçari u gjet i asfiksuar duke u përpjekur të shuante flakët në banesën e tij.

Top Channel