‘Fordi’ bëhet ‘shkrumb e hi’ në Bypass-in e Vlorës, dyshohet se… (Pamjet)

04/08/2021 16:43

Një automjet tip ‘Ford’ është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të mërkure në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur vetëm para pak minutash në Baypass-in e Vlorës, pranë semaforit numër dy.

Dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur si pasojë e tejnxehjes së makinës, që mund të jetë shkaktuar edhe si pasojë e temperaturave të larta që kanë pushtuar vendin tonë.

Ndërkaq, zjarrfikësit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel