Forcat nga ajri drejt flakëve/ Pas ndërhyrjes nga helikopteri situata drejt normalizimit

04/08/2021 16:59

Forca të shumta nga toka dhe një helikopter po përpiqen të shuajnë flakët që kanë prekur zonën e Karaburunit në Vlorë.

Një pjesë e forcave ndodhen në fshatin Delisuf, ku është riaktivizuar vatra e zjarrit.

pamje nga Livadhi kanë ardhur në redaksinë e Top Channel, ku një helikopter shihet qartë duke shkuar drejt flakëve për të bërë të mundur neutralizimin e tyre.

Sipas qytetares, në kodrën afër Livadhit flakët u shuan, ndërsa vijojnë të djegin toka pas kodrës.

Top Channel