Neglizhenca e bizneseve dhe mosbesimi në zbatimin e sigurt të fiskalizimit kanë krijuar ngërç në implementimin siç duhet të procesit.
I këtij mendimi është eksperti kontabël Sotiraq Dhamo sipas të cilit problematikat që po shoqërojnë fiskalizimin janë të mëdha, veçanërisht ato që krijohen mes bizneseve të fiskalizuara dhe atyre që nuk janë fiskalizuar.
“Ka problematika me blloqe, faturat që herë i njeh sistemi herë jo, edhe kompanitë e softuerëve nuk arrijnë do t’i japin zgjidhje të gjitha hallkave. Një tjetër problem i madh është se një pjesë e subjekteve janë fiskalizuar, një pjesë jo.”
Përballë këtyre problematikave që po has biznesi, eksperti Dhamo, një shtyrje e fazës së tretë të fiskalizimit është një domosdoshmëri për t’i dhënë kohë biznesit.
“Duhet që të bëhet si me fazën e parë, pra për fazën finale të shikohet janari si mundësi për nisjen e saj pasi të jenë evidentuar të gjitha problematikat dhe biznesi të marrë kohën e duhur. E për më tepër të bëhet një ligj i zbatueshëm, të mos bëhen më lëshime dhe biznesi ta marrë seriozisht.
Pavarësisht se faza e dytë e fiskalizimit ka nisur zbatimin prej 1 korrikut, vetëm 13 600 biznese janë fiskalizuar deri më tani, nga 34 mijë subjekte që kanë detyrimin për t’u përfshirë në këtë fazë të procesi.
Top Channel