Top Channel raportoi paraditen e kësaj të mërkure se SPAK do të marrë në pyetje pesë gratë e riatdhesuara nga Siria.

Qëllimi intervistimit është se kush i financoi apo lehtësoi kalimin e tyre nga pikat kufitare shqiptare.

Imami Armand Ali përmes një statusi në Facebook ka publikuar një komentet ku tregon se si Shkëlzen Dumani bashkë me dy fëmijët e tij Endri që u thye në Tetor nga Siria dhe Evën që vijon të jetë në kampin Al Hol, u ndihmuan prej dy oficerëve të një pike kufitare.

Armand Ali ka publikuar edhe një dokument të zbardhjes së një përgjimi nga dalin emrat e dy policëve që e lejuan të kalonte.

Mesazhi i plotë i Armand Ali.

Thirrje_urgjente_SPAK-ut

“Meqenëse SPAK qe heton antikorrupsionin do fillojë urgjentisht hetimin ndaj 5 grave të sapo kthyera nga Siria, në këto hetime duhet të përfshinë patjetër edhe dy policët e aeroportit të Rinasit në vitin 2014 të cilët mundësuan kalimin pa probleme të Shkëlzen Dumanit (Allahu e mëshiroftë) dhe dy fëmijëve të tij. Emrat e tyre i kanë në dosjen e famshme të “xhihadistëve” por as prokurorja “e hekurt” Imeraj dhe as turpi (trupi) gjykues nuk i thirrën e as nuk i përmendën gjatë gjithë seancave gjyqësore.

   Madje SPAK duhet të hetojë edhe se kush ishte ai noter i cili përgatiti dokumentin e nevojshëm me firmën e bashkëshortes së Shkëlzenit sipas së cilës jepej leja që ata dy fëmijë të udhëtonin jashtë Shqipërisë vetëm me babanë e tyre.

   SPAK duhet të hetojë faktin se përse u dënua Orion Reçi vetëm pse Shkëlzeni fjeti një natë në shtëpinë e tij bashkë me dy fëmijët por nuk u dënua as ai noteri i famshëm dhe as dy policët e Saimir Tahirit që ndihmuan në këtë histori.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA