Durrës/ “Benz-i” aksidenton 60-vjeçarin që ishte duke lëvizur me biçikletë, niset me urgjencë në spital

04/08/2021 12:40

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Durrës, në rrugën “Martin Camaj”.

Policia njofton se një makinë tip “Benz”, që drejtohej nga një grua ka aksidentuar një 60-vjeçar, i fundit ku që ishte duke lëvizur me biçiklektë.

Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në komisariat, ndërsa i plagosuri është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 04.08.2021, në orën  10:10, në rrugën “Martin Camaj”  shtetësja G. C., duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar biçiklisitin  shtetasin R. M., rreth 60 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Top Channel