Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar në Gjirokastër.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Mbrojtjes, ndërsa vatra e zjarrit është aktivizuar në fshatin Arshi Lengo.

Për shuarjen e flakëve u aktizivuan trupat e Forcave të Armatosura sëbashku me zjarrfikësit.

Fatmirësisht zjarri u arrit të neutralizohej në kohë dhe nuk përbën rrezik për banorët.

Kujtojmë se dje në fshatin Arsim Zeneli një 64-vjeçar humbi jetën pasi luftonte me zjarrin sepse rrezikohej banesa e tij, ndërkohë që bashkëshortja u plagos rëndë.

 

 

Top Channel