Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur orët e fundit në kryeqytet, ku një 22-vjeçar ka përfunduar i plagosur.

Policia  njofton se 22-vjeçari ka kanosur punonjësen e një dyqani dhe në mbrojtje të saj ka dalë pronari, i cili është konfliktuar fizikisht me të riun, duke e lënë edhe të dëmtuar.

I riu është transportuar në spital ku po merr edhe kujdesin mjekësor, ndërsa gjatë kontrollit ushtruar nga forcat e policisë i është gjetur dhe sekuestruar një armë e ftohtë.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë të shtetasve: E. H., 37 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe J. K., 22 vjeç, për veprat “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, pasi me datë 03.08.2021, në rrugën “Sami Frashëri” këta 2 shtetas janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, sepse shtetasi J. K. ka kanosur një punonjëse në dyqanin në pronësi të shtetasit E. H. Si pasojë e konfliktit është dëmtuar shtetasi J. K., i cili ndodhet më spital, nën kujdesin e mjekëve. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit fizik shtetasit J. K. iu gjet dhe iu sekuestrua një armë e ftohtë”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel