Ministrja e Shëndetësisë,  Ogerta Manastirliu ka dalë me një apel për qytetarët pas rritjes së rasteve të reja me COVID.

Ajo u bën thirrje qytetarëve të vaksinohen në qendrën më të afërt të vaksinimit në vend duke theksuar se vaksinat shpëtojnë jetë.

Ndërkohë ministrja tha se janë kryer 1,229,405 deri më tani në vendin tonë.
“Rritja e rasteve të të prekurve nga COVID 19 është tregues se vaksinimi nuk pret.  Vaksinohu sa më parë në pikën më të afërt të vaksinimit.  Vaksinat shpëtojnë jetë. *** 1,229,405 vaksinime të kryera deri më sot”, shkruan Manastirliu.

 

 

Top Channel