Zjarret në Vlorë nuk po ndalen, katër helikopterë të ushtrisë hedhin ujë nga ajri

03/08/2021 19:59

Në ditën e tetë të zjarreve në Karaburun, kur flakët po avancojnë drejt parkut Kombëtar të Llogorasë ushtria ka dërguar katër helikopterë dhe 500 forca në ndihmë të zjarrfikësve.

Pas mesditës helikopterët nisën të transportojnë ujë në lartësinë e malit për të fikur flakët. Ndërkohë që nga toka janë zjarrfikësit dhe dhjetëra ushtarë të pajisur vetëm me lopata.

Zjarret e vendosura qëllimisht nga barinjtë që duan të pastrojnë kullotat, janë përhapur në të gjithë Karaburunin duke djegur bimësinë. Banorët e zonave pranë ndihen të kërcënuar.

Zjarrfikësit dhe ushtria po mundohen të krijojnë një brez toke pa bimësi për të ndalur avancimin e zjarrit, ndërsa nga ajri helikopterët e ushtrisë shkarkojnë ujë mbi zonat ku është pamundur ndërhyrja nga toka.

Top Channel