Zbulohet një parcelë me kanabis në Mat, nën hetim inspektori dhe kryeplaku i fshatit

03/08/2021 11:35

Policia ka goditur një rast të kultivimit të lëndëve narkotike në një zonë të pyllëzuar në fshatin Lam të Madh ku janë gjetur disa fidanë kanabis.

Në lidhje me këtë rast janë vënë nën hetim: B. GJ., 61 vjeç, me detyrë inspektor i Shërbimit Pyjor në bashkinë Mat dhe G. K., 55 vjeç, me detyrë kryeplak i fshatit Lam i Madh.

“Vijon kontrolli i territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. Procedohen penalisht në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit Lam i Madh dhe inspektori i Shërbimit Pyjor.

Në vijim të kontrolleve të zhvilluara në territor, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat kanë goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike, në një zonë të pyllëzuar të fshatit Lam i Madh ku janë gjetur të kultivuar disa fidanë kanabis.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mat, proceduan penalisht si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim Detyre”, shtetasit :

B. GJ., 61 vjeç, me detyrë inspektor i Shërbimit Pyjor në bashkinë Mat

G. K., 55 vjeç, me detyrë kryeplak i fshatit Lam i Madh.

Vijon puna për identifikimin e personave të implikuar në këtë veprimtari kriminale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur  i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër e Mat,  për veprime të mëtejshme.

Top Channel