U përpoq deri në frymën e fundit të shpëtonte shtëpinë nga flakët/ Publikohet fotoja e viktimës së parë nga zjarret në vend

03/08/2021 19:08
Viktima Andrea Haxhiaj

Andrea Haxhiaj është  64-vjeçarari që mbeti i vdekur nga zjarret që përfshinë  fshatin “Asim Zeneli” në Njësinë Administrative Lunxhëri – Antigone në Gjirokastër.

Ai është viktima e parë nga zjarret që kanë pushtuar vendin, të cilat janë favorizuar nga era dhe temperaturat e larta.

Së bashku me bashkëshorten, e cila është dërguar në spital në gjendje të rëndë, po përpiqeshin të shuanin flakët në shtëpinë e tyre.

Tri fshatra në Gjirokastër jane pushtuar nga flakët, ndërsa forcat e ushtrisë dhe banorët po përdorin çdo mjet të mundshëm për t’i shuar. Asim Zeneli, Arshi Lengo dhe Krina në Njësinë Administrative Lunxhëri – Antigone po përballen me flakët. Zjarri ka përfshirë edhe banesat, ndërsa kërkohet ndihmë nga ajri pasi rrezikohen jetë njerëzish në atë zonë.

Në vendngjarje po punojnë strukturat e mbrojtjes civile, gjithashtu në mbështetje kanë shkuar edhe Forcat e Armatosura.

Ndërkohë ministri i Mbrotjes, Niko Peleshi i ka bërë thirrje banorëve që të jenë bashkëpunues me strukturat shtetërore për të zbatuar urdhrin e evakuimit.

Top Channel