Shkumbini mbyt plazhet me plehra/ Tonelata mbetjesh plastike dhe spitalore janë hapur në plazhin e Vilbashtovës

03/08/2021 15:11

Tonelata mbeturina që nga ato plastike dhe deri te mbetjet spitalore janë përhapur në vijën bregdetare në plazhin e Vilbashtovës.

Pranë kësaj vije bregdetare derdhet lumi Shkumbin dhe bashkë me rrjedhën transportohen edhe plehrat. Përpara se të vendosë çadrën pushuesve u duhet të pastrojnë vetë rërë nga mbetjet.

Situata rëndon edhe mbi bizneset e zonës të cilët thonë se gjatë javës nuk ka frekuentim. vetëm në fundjavë shkojnë pushues që e zgjedhin plazhin për arsye ekonomike por duke rrezikuar ndoshta shëndetin e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA