Shënohet viktima e parë nga flakët, Rama shpreh ngushëllimet: Fatkeqësisht humbi jetën në zjarrin e tërbuar
03/08/2021 22:16
Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllime për Andrea Haxhiajn, viktimën e parë nga zjarret në vend.
“Vazhdojnë papushim me mundin e sakrificat e forcave të emergjencave civile e të atyre të ushtrisë, operacionet tejet të vështira të shuarjes së zjarreve, të cilat janë përhapur si epidemi në krejt vendet e Mesdheut e jo vetëm. Ngushëllime vëllazërore familjes së të ndjerit Andrea Haxhiaj, që sot fatkeqësisht humbi jetën në zjarrin e tërbuar që përfshiu zonën e Lunxhërisë në Gjirokastër”, shkruan Rama.
Top Channel