Foto ilustruese

Shërbimet e Policisë Kufitare në portin e Sarandës, kanë ushtruar kontroll të detajuar në një mjet lundrues jaht të ankoruar në portin e Sarandës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë mjet lundrues, shërbimet e Policisë Kufitare kanë konstatuar në brendësi të tij, shtetasin e huaj V. M., i cili nuk kishte mjet identifikimi dhe ishte i padeklaruar nga kapiteni.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, i shtetasve: Y. H., 47 vjeç (kapiteni i mjetit lundrues) dhe M. K., 54 vjeç (ekuipazh), të dy banues në Stamboll, Turqi.
Gjithashtu u procedua penalisht për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, shtetasi turk V. M., 30 vjeç, banues në Stamboll, Turqi.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA