Ra në kontakt me rrymën elektrike teksa punonte në soletë, ndërron jetë 51 vjeçari në Divjakë

03/08/2021 13:16

Një 51-vjeçar ka humbur jetën pasi duke punuar në soletë ka rënë aksidentalisht në kontakt me rrymën elektrike.

Shtetasi Sh. Sh., 51 vjeç, banues në Divjakë, duke punuar në soletën e shtetasit Sh. A., ka rënë aksidentalisht në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

“U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për vlerësim pasi shtetasi Sh. Sh., 51 vjeç, banues në Divjakë, duke punuar në soletën e shtetasit Sh. A., ka rënë aksidentalisht në kontakt me rrymën elektrike dhe ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA