Komisioni gjerman i vaksinimit Stiko nuk rekomandon vaksinimet kundër Coronës për fëmijët. Por politikanët duan të ofrojnë vaksinime edhe për fëmijët prej moshës 12 vjeç.

Disa politikanë të lartë të landeve në Gjermani kanë kërkuar kohët e fundit që të vaksinohen edhe fëmijët e moshës 12-17 vjeç, që është në kundërshtim me rekomandimin aktual të Komisionit të Përhershëm të Vaksinimit (Stiko). Kryeministri i Berlinit, Michael Müller (SPD), thotë se “është e drejtë” nëse edhe fëmijëve të moshës 12 deri në 17 vjeç ju ofrohet vaksinimi kundër Coronës. Müller thotë se Komisioni Stiko ka refuzuar të rekomandojë vaksinimin për të gjithë fëmijët dhe të rinjtë, por ka dhe ekspertë të tjerë që mendojnë ndryshe.

“Vaksinimi në vetvetenuk është aq i rrezikshëm sa disa kanë frikë.” Në këtë drejtim, ai mendon se është mirë “që ne po bëjmë një gamë kaq të gjerë ofertash”, tha kryetari i konferencës së kryeministrave, lidhur me planet e ministrave të Shëndetësisë të landeve, të cilët do të diskutojnë vaksinimet për fëmijë.

Kryetari i konferencës së ministrave të shëndetësisë, bavarezi Klaus Holetschek (CSU), nuk sheh asnjë kundërshtim në planifikimin e politikës me pozicionin e Stikos. Sipas tij, kjo hapë mundësinë e vaksinimeve pas këshillave me mjekët dhe vlerësimit individual të rrezikut. “Ne nuk po bëjmë asgjë tjetër,” tha Holetschek. Politikanët po përdorin derën që ka hapur Stiko. Politikani i CSU-së tha se vaksinimi nuk duhet të jetë i detyrueshëm për askend, është vetëm një ofertë.

“Bild am Sonntag” njofton se ministri federal i Shëndetësisë Jens Spahn është i mendimit se duhet të zbatohet oferta e diskutueshme e vaksinimit për fëmijët dhe adoleshentët. Kështu thuhet në një dokument të përgatitur nga ministria për konsultimet e ministrave të landeve. Sipas gazetës, duhet krijuar mundësia që të gjithë fëmijët dhe adoleshentët nga mosha dymbëdhjetë vjeç të vaksinohen kundër virusit Corona në qendrat e vaksinimit dhe tek mjekët familjarë apo të sipërmarrjeve.

Shefi i Stiko-s Mertens mbronë pozicionet e ekspertëve

Berlin STIKO | PK Corona-Pandemie Impfstrategie
“Ne nuk mund të bëjmë një rekomandim për vaksinim të përgjithshëm përderisa nuk kemi të dhënat dhe sigurinë e nevojshme në këtë drejtim”, thotë kryetari i Komisionit të Përhershëm të Vaksinimit, Thomas Mertens. Ai pranon se kolegët e tij gjenden nën presion publik për të marrë një vendim sa më shpejt të jetë e mundur. Por kjo nuk ka ndikim. “Mund të ndodhë që ne të ndryshojmë rekomandimin tonë, por sigurisht jo për shkak të politkanëve dhe presioneve publike”, thotë Mertens.

Eksperti i shëndetësisë nga partia SPD Karl Lauterbach thotë se në studimet e fundit është nënvizuar se infektimet me variantin Deltajanë shumë më të shpejta dhe më të rrezikshme sesa vaksinimi i fëmijëve. Një prej qëllimeve kryesore të politikanëve është krijimi i imunitetit dhe tek fëmijët, në mënyrë që në shtator të mund të hapen shkollat dhe më pas fakultetet me prezencë fizike. Indicenca e infektimeve është rritur kohët e fundit në Gjermani në rreth 17,5 në 100.000 banorë brenda shtatë ditësh./DW/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA