“Isha te terapia e djalit”/ Rama akuzoi protestuesit se e sollën në Parlament, shqiptarët mbledhin brenda pak orësh 151 mijë dollarë për nënën dhe të birin me autizëm
Dy persona në Lezhë kanë rënë në pranga, ndërsa një tjetër është proceduar penalisht për vepra të ndryshme penale.
41-vjeçari D.Gj., banues në Jezull të Mirditës është arrestuar pasi ka kultivuar bimë narkotike kanabis.
Gjithashtu në pranga ka rënë 22-vjeçari O.M., banues në Kamzë pasi u kap duke transportuar sirianë me automjetin e tij në mënyrë të paligjshme.
Ndërkaq, një 48-vjeçari D.A., është proceduar penalisht pasi u kap duke transportuar me një mjet tip furgon, dyer të blinduara për të cilat nuk dispononte dokumentin përkatës.
Njoftimi i plotë i policisë:
Shërbimet e Policisë Lezhë, në vijim të punës së pandërprerë për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin e kultivimit të kanabisit, kanë vijuar kontrollet në sipërfaqe të pyllëzuara, banesa të braktisura nga pronarët, ish-reparte ushtarake dhe në ato banesa për të cilat disponohet informacion policor se mund të ketë tendencë për kultivim të bimëve narkotike.
Si rezultat i kontrolleve, në fshatin Jezull, Rrëshen, në një ambient të hapur, është konstatuar në tentativë për të kultivuar bimë narkotike, shtetasi D. Gj., 41 vjeç, banues në Jezull, Mirditë, i cili është vënë në pranga nga shërbimet e Policisë.
-Specialistët e Hetimit të Trafiqeve në DVP Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. M., 22 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke transportuar shtetas sirianë, me automjetin e tij, në mënyrë të paligjshme.
Shërbimet e Njësisë Operacionale për Autostradën Milot-Morinë i kanë bërë shenjë ndalimi drejtuesit të mjetit tip “Jeep”, i cili nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar. Pas koordinimit me shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë ky shtetas është konstatuar dhe ndaluar në Rubik. Gjatë kontrollit të dokumentacionit, ka rezultuar se shtetasi O M. drejtonte mjetin pa leje drejtimi.
-Specialistët e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë proceduan penalisht shtetasin D. A., 48 vjeç, banues në Kukës, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me një mjet tip furgon, 19 dyer të blinduara, për të cilat nuk dispononte dokumentacion shoqërues.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel