Viktima e parë nga zjarret në vend/ Gjirokastër,64 vjeçari po përpiqej të shuante flakët në shtëpinë e tij

03/08/2021 17:22

Në Shqipëri është shënuar viktima e parë nga zjarret.

Ai është një 64 vjeçar i fshatit “Asim Zeneli” në Njësinë Administrative Lunxhëri – Antigone ne Gjirokastër, zonë e cila është përfshirë nga zjarret në orët e pasdites dhe ku po vijon lufta me flakët që përhapen të favorizuar nga era dhe temperaturat e larta.

Ai së bashku me bashkëshorten, e cila është dërguar në spital në gjendje të rëndë, po përpiqeshin të shuanin flakët në shtëpine e tyre.

Tri fshatra në Gjirokastër jane pushtuar nga flakët, ndërsa forcat e ushtrisë dhe banorët po përdorin çdo mjet të mundshëm për t’i shuar. Asim Zeneli, Arshi Lengo dhe Krina në Njësinë Administrative Lunxhëri – Antigone po përballen me flakët. Zjarri ka përfshirë edhe banesat, ndërsa kërkohet ndihmë nga ajri pasi rrezikohen jetë njerëzish në atë zonë.

Në vendngjarje po punojnë strukturat e mbrojtjes civile, gjithashtu në mbështetje kanë shkuar edhe Forcat e Armatosura.

Ndërkohë ministri i Mbrotjes, Niko Peleshi i ka bërë thirrje banorëve që të jenë bashkëpunues me strukturat shtetërore për të zbatuar urdhrin e evakuimit.

FOTO GALERI
1/18

Top Channel