Plagosi me thikë adoleshentin në Tiranë, identifikohet dhe shpallet në kërkim 27-vjeçari. Arrestohen edhe dy të tjerë

03/08/2021 10:32
Drejtoria e Policisë Tiranë

Një 27 vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës, pasi dyshohet se është autor i plagosjes së një 16-vjeçari.

Aktualisht i riu ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, por nuk dihet ende gjendja shëndetësore e tij.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4, në vijim të punës për dokumentimin e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme ku mbeti i plagosur një 16-vjeçar, si dhe falë veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale, kanë bërë të mundur identifikim dhe shpalljen në kërkim të autorit të ngjarjes shtetasit N. K., 27 vjeç. Ky shtetas, mbrëmjen e djeshme, në bulevardin “Zhan D’ark”, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me thikë shtetasin e mitur me iniciale J. K., 16 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Po ashtu janë arrestuar edhe dy persona, pasi një u kap në flagrancë  duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse dhe tjetri duke e drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

“E. Sh., 23 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;

A.K., 55 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur”, njofton policia.

Ndërsa sot janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin F.K., 48 vjeç, pasi është përfshirë në një aksident me një mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin E. L., 25 vjeç. Si pasojë është dëmtuar lehtë shtetasi E. L., i cili pas marrjes të ndihmës mjekësore, u largua për në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA