Kryeplaku i Dukatit të Ri: Dëmet janë të paparashikueshme. Fikja e zjarrit është e pamundur, vetëm nëse…

03/08/2021 12:20

Në ditën e tetë të zjarrit në Karaburun situata vijon të jetë problematike dhe shumë e rrezikshme për banorët e fshatit Dukat i Ri, të cilët kanë banesat e tyre afër vatrave të zjarreve.

Në një lidhje live në edicionin e lajmeve ishte kryeplaku i fshatit, Foto Gjipali, i cili u shpreh se rreziku vijon të ende, ndërsa erërat e forta e bëjnë të pamundur fikjen e zjarrit.

Kushtet e terrenit janë tepër të vështira, ndërsa forca të shumta ushtrie, FA, forcat zjarrfikëse kanë zbarkuar në terren, për të gjetur një zgjidhje të mundshme, që sipas kryeplakut do të ishte vetëm ajo nga ajri, nëpërmjet helikopterëve të ushtrisë.

“Rreziku vijon te jeta akoma, është afruar pranë fshatit, është e pamundur fikja zjarrit nga era që fryn. Ky zjarr është në vazhdim, qoftë edhe në parkun e Llogorasë, kushtet e terrenit janë ende të vështira. Situata është e vështirë, zjarri ende vazhdon, ka ndërhyrë ushtria, ka shumë forca ushtrie, situata është e vështirë, një zgjidhje e mundshme mund të jetë vetëm ajo nga ajri që mund të lehtësojë situatën. Është një masë e madhe dëmesh, është i paparashikuar ky dëm. Përpjekje fshati ka bërë maksimumin, në kushte të vështira edhe natën kemi qenë me banorët e fshatit Nëse nuk merret masë nga ajri ky zjarr mund të vazhdojë”, u shpreh Gjipali.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA