Kreu i Emergjencave Civile mbërrin në Dukat të Ri, ultimatum forcave të ushtrisë: Bëni kordon që zjarri të mos depërtojë më tej!

03/08/2021 09:59

Situata me zjarret në të gjithë vendin mbetet shqetësuese. Qarku më problematik paraqitet Vlora ku prej gati një jave vatrat e ndizen nuk kanë të ndaluar.

Sot në fshatin Dukat i Ri ka mbërritur kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, i cili ka kërkuar që të gjitha forcat si ato të ushtrisë edhe ato vullnetare të bëjnë një kordon, të hapin një kanal, që nuk do të lejojë depërtimin e zjarrit më tej.

“Për të prevaluar çdo lloj mase, pjesa tjetër e ushtarëve, pjesa tjetër vullnetare apo çfarëdo qoftë duhet të bëjnë kordon larg zjarrit. Do punuar njëri pas tjetrit me kazmë, me lopatë, me sopat, me motosharrë. Duhet krijuar kordoni që zjarri të mos depërtojë më këtej. Pjesa tjetër më sipër duhet të punojë me të njëjtin parim, me parimin e tokës së djegur, nuk ka formë tjetër”, tha Çako.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA