Kapet në Kukës 52-vjeçari i shpallur në kërkim, ja çfarë iu sekuestrua

03/08/2021 10:52

Një 52-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim nga policia e kryeqytetit është arrestuar në Kukës. Mbi të arrestuarin rëndon akuza për kryerjen e veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshme të kufijve”.  

“Gjithashtu, efektivët e DVP Kukës, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, bënë të mundur kapjen e shtetasit B. M., 52 vjeç, banues në Kukës, i shpallur në kërkim nga DVP Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshme të kufijve”.  Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, shtetasit B. M. iu gjetën një sasi parash dhe sende të tjera”, njofton policia.

Bëhet e ditur se personi i arrestuar do t’i dorëzohet DVP Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel