I rrëmbyen nga dora çantën zviceranit, tre të rinj të arrestuar në Përmet

03/08/2021 11:01
Foto ilustruese

3 të rinj 17 vjeçarë janë vënë në pranga pasi akuzohen se i kanë vjedhur çantën një turisti.

Sipas informacionëve të ndaluarit janë shtetasit H. Ç., 17 vjeç, F. M., 17 vjeç dhe A. P., 17 vjeç, pasi në bashkëpunim me njeri-tjetrin, i kanë vjedhur shtetasit zvicerian çantën e dorës.

“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Përmet ndaluan shtetasit H. Ç., 17 vjeç, F. M., 17 vjeç dhe A. P., 17 vjeç, banues në Përmet, pasi në bashkëpunim me njeri-tjetrin, i kanë vjedhur shtetasit zvicerian, D. M., 60 vjeç, çantën e dorës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprime të mëtejshme.

Top Channel