I dënuar për posedim të lëndëve narkotike, arrestohet 47 vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

03/08/2021 13:13

Shtetasi Abdyl Çanga, i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi është dënuar me 3 vite e 10 muaj burg për posdemi të lëndëve narkotike, është vënë nën prangat e policisë.

“Nga strukturat e Seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Shkodër, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave të shpallur në kërkim, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar: Abdyl Çanga, 47 vjeç, banues në lagjen “Manush Alimani”, Shkodër.

Për këtë shtetas, Gjykata e Apelit Shkodër ka njohur vendimin penal të Gjykatës së Qarkut Kiskunhalasa, Hungari, e cila e ka dënuar këtë shtetas me 3 vite e 10 muaj burg për veprën penale “Posedim i lëndëve narkotike” parashikuar nga Kodi Penal i Republikës së Hungarisë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel