Gjendet i vdekur aktivisti bjellorus/ U gjet i varur në një park në Ukrainë. Ndihmonte kundërshtarët e regjimit

03/08/2021 12:13

Një aktivist bjellorus që ishte shpallur i zhdukur u gjet i vdekur. Policia ukrainase tha ka filluar hetimet për vrasjen e Vital Shyshou.

“Qytetari bjellorus Vital Shyshou, i zhdukur dje në Kiev, u gjet i varur sot në një nga parqet e Kievit, jo shumë larg vendbanimit të tij”, thuhej në deklaratën e policisë.

Policia tha se do të hetonte të gjitha mundësitë, përfshirë edhe dyshimet për vrasje të maskuar si një vetëvrasje.

Vital Shyshou, ka drejtuar një organizatë joqeveritare me qendër në Kiev e cila ndihmon bjellorusët që ikin nga persekutimi i regjimit të Alyaksandr Lukashenkos.

Autoritetet bjelloruse kanë synuar të heshtin kritikët dhe mediat jo shtetërore, pas protestave që kanë nisur në gusht të vitit të kaluar, si pasojë e rezultateve të zgjedhjeve presidenciale.

Ata i kanë cilësuar protestuesit anti-qeveritarë si kriminelë ose revolucionarë të dhunshëm të mbështetur nga Perëndimi.
Nga an tjetër Perëndimi nuk e njeh Lukashenkan si president dhe ka vënë një mori sanksionesh ndaj tij, familjarëve dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA