Efektet e “Ballkanit të hapur”, ekspertët shikojnë me optimizëm lehtësimin e procedurave për punësim

03/08/2021 15:14

Në Forumin Rajonal të Shkupit, Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut firmosën tre marrëveshje.

Një prej tyre specifikon edhe lëvizjen e lirë të punonjësve midis shteteve. Marrëveshja synon lehtësimin e procedurave të leje qëndrimit dhe dokumenteve që duhen për të punuar në vendet e rajonit.

Kjo marrëveshje do e thjeshtojë këtë proces për shumë qytetarë shqiptarë shprehet eksperti Erion Muça.

Sipas tij, kjo nisëm është një reagim që shtetet e rajonit bëjnë kundrejt indiferencës së BE-së.

Kryeministrat e tre vendeve ranë dakord për t’i realizuar brenda 2023 marrëveshjet, për lehtësitë në tregtinë e jashtme, në lëvizjen e njerëzve dhe mobilizimin në fatkeqësi natyrore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA