Ballkani i Hapur/ Hapet pika e përbashkët kufitare me Malin e Zi, pamjet kur pritet shiriti

03/08/2021 16:07

Ditën e sotme është hapur pika e përbashkët kufitare me Malin e Zi.

Sot u hap në në Grabom të Malësisë së Madhe një pikë e përbashkët kufitare me Malin e Zi, në vazhdën e lehtësimit të lëvizjes drejt një Ballkani të Hapur.

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Grabom tha se në këtë pikë të re kufitare me Malin e Zi qëllimi është që njerëzit e rajonit të ndjehen dhe të jenë të lirë si në BE.

I pranishëm ishte edhe kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, i cili tha se kjo konfirmon forcimin e lidhjeve mes dy vendeve.

Krivokapiq e vuri theksin te bashkëpunimi, ndërsa tha se vendet nuk mund të bëjnë pa njëri-tjetrin, pro se bashkë mund të bëjnë shumë.

Në momentin e prerjes së shiritit të kuq, kryeministri malazez bashkë me Ramën mbajnë në dorë gërshërët, ndërsa zv.kryeministri i Malit të Zi me origjinë shqiptare, Dritan Abazoviç mban duart e të dyve duke shpallur zyrtarisht hapjen e pikës kufitare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA