Riatdhesimi 14 fëmijëve dhe 5 grave, është mirëpritur nga pjesa e mbetur e shqiptareve në kampet siriane, me shpresë se edhe ato do të kthehen në atdhe.

Por njëra prej tyre Stela Stafhasani më shumë se sa për kthimin e saj mendon për vëllezërit.

Ajo është me origjinë nga Burreli.

I ka dërguar një mesazh zanor familjarëve që disponohet prej gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu, nga ku kërkon ndihmë për dy vëllezërit njëri minoren, që mbahen nga kurdët në burgjet.

“Gjithsesi unë interesohem më shumë për vëllezërit e mi. Kam dy vëllezër që i kam në burgjet këtu tek kurdët edhe interesohem për ta në qoftë se shteti shqiptarë të mundet të bëjë të pamundurën që ti tërheqë dhe ti shpëtojë nga këto burgje. Kam dy vëllezër. Huseid Stafhasani dhe Arbër Stafhasani. Huseidi është diku ke 17 vjeç, domethënë është ende minoren dhe duhet me patjetër shteti shqiptarë ta tërheqë. Arbër Stafhasani është 23 vjeç. Ai kur ka ardhur këtu ka qenë minoren dhe ka ardhur i tërhequr nga familja e tij normalisht pa dëshirën e tij”,  thotë Stela Stafhasani në mesazhin zanor dërguar të afërmve.

23 Marsi 2019 me marrjen e qytetit Baghouz nga forcat demokratike siriane kurdë SDF, të mbështetura nga trupat amerikane, shënoi rënien e shtetit islamik.

Sipas SDF, ata kanë kapur dhe mbajë në burgje në Sirinë Verilindore rreth 12.000 ish luftëtar të ISIS, bashkë me rreth 100.000 gra dhe fëmijë në kampe.

Rreth 2.000 të burgosur burra janë prej 50 vendeve të ndryshme të botës.

Mbetet e paqartë se sa prej 140 shtetasve shqiptarë që shkuan në Siri në harkun kohor 2012-2014, janë vrarë dhe sa janë në burgjet kurde.

FOTO GALERI
3/25

Top Channel