Aksident në Shkodër, u përplas nga makina, këmbësorja dërgohet drejt Traumës në Tiranë

03/08/2021 09:44
Foto ilustruese

Një aksident është shënuar këtë të martë në aksin rrugor Shkodër-Lezhë.

Një automjet ka përplasur një këmbësore e cila është dërguar për në spitalin e Traumës në Tiranë.

Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

“Në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në fshatin Mabë, mjeti tip “Volkswagen” me drejtuese shtetasen K.U.,43 vjeçe, banuese në Mabë, Lezhë ka përplasur këmbësoren L.K., e cila po transportohet në spitalin e Traumës Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel