Një 50-vjeçar ka tentuar t’i japë fund jetës duke prerë damarët e duarve.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme dhe menjëherë pasi është konstatuar ai është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

“Është dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, shtetasi E. H., rreth 50 vjeç, pasi ditën e djeshme dyshohet se me një mjet prerës ka dëmtuar damarët e dorës”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel