Zjarrvëniet e qëllimshme nuk ndalen, Lunxhëria nën pushtetin e flakëve (Shihni pamjet)

02/08/2021 21:07

Që prej pasdites së sotme, një zjarr masiv ka përfshirë zonën e Lunxherisë në Gjirokastër që vijon të jetë aktive.  

Në pamjet e siguruara nga Top Channel, duket se Lunxheria është ende nën pushtetin e flakëve.

Zjarri është i përmasave shumë të mëdha dhe i është drejtuar një masivi me pisha pranë fshatit Krinë. Më parë zjarrfikësit konfirmuan se ishte e qëllimshme dhe është vendosur në tri vatra në zona të ndryshme të Lunxhërisë.

Përhapja e flakëve është favorizuar nga era dhe nga temperaturat që arritën në 43 gradë celsius.

Ditët e fundit, ka pasur raste të shumta të zjarreve në të gjithë vendin, ndërsa forcat zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e tyre, por terreni i vështirë ia ka bërë më të vështirë punën.

Top Channel