Një zjarr masiv ka përfshirë zonën e Lunxherisë në Gjirokastër gjatë pasdites.

Zjarri është i përmasave shumë të mëdha dhe tani është duke iu drejtuar një masivi me pisha pranë fshatit Krinë.

Kujtim Bizhga, kreu i zjarrfikësve tha se zjarri nuk mund të fiket me krahë pasi i tejkalon kapacitetet e mjeteve dhe njerëzve në dispozicion dhe do ishte me vlerë një ndërhyrje nga ajri.

25 zjarrfikës dhe disa dhjetëra forca vullnetare kanë shpëtuar nga flakët fshatin Qestorat duke devijuar drejtimin e zjarrit ndërsa tani kërkohet ndihmë për të prerë drejtimin më të rrezikshëm të flakëve atë drejt fshatit Krinë.

Zjarrfikësit kanë konfirmuar se zjarrvënia ishte e qëllimshme dhe është vendosur në tri vatra në zona të ndryshme të Lunxhërisë.

Zjarri është favorizuar nga era dhe nga temperaturat që arritën në 43 gradë celsius.

Top Channel