Vlorë, 7 ditë zjarre në pyje. Një helikopter i ushtrisë në ndihmë të zjarrfikësve

02/08/2021 15:03

Për të shtatën ditë me radhë zona e Karaburunit është në pushtetin e flakëve.

Këtë të hënë  dhe pse është punuar për shuarjen e flakëve me mjete rrethanore apo dhe helikopter situata vijon të jetë e njëjtë.  Zjarrfikësve u janë bashkuar edhe forcat e  ushtrisë nga reparti i Poshnjës në Berat si dhe 10 punonjës  të Administratës së zonave të mbrojtura.

Sipas drejtorit të repartit zjarrfikës në Vlorë, Kastriot Bega era po favorizon flakët.

Dje u neutralizua i zjarrit afër banesave te fshatit Dukat i Ri ndërsa Tragjas është aktiv por që nuk rrezikon banesa. sipërfaqe të mëdha po digjen edhe në Kuc.

Top Channel