Veliaj takim me Komitetin Olimpik të Kosovës: Kalendar i përbashkët trajnimesh e ndihmë reciproke në xhudo, peshëngritje, gjimnastikë e atletikë

02/08/2021 10:59

Shqipëria dhe Kosova do të bashkojnë forcat në disiplina të ndryshime sportive për të arritur rezultate të larta.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj deklaron se shumë shpejt do të ketë një kalendar të përbashkët trajnimesh e ndihme reciproke në xhudo, peshëngritje, gjimnastikë e atletikë.

“Shumë kënaqësi takimi me kolegët e Komitetit Olimpik të Kosovës në Olympics. Së shpejti një kalendar i përbashkët trajnimesh e ndihmë reciproke – në xhudo dhe në peshëngritje, gjimnastikë e atletikë!”, shkruan Veliaj.

Kujtojmë se Kosova arriti që të sigurojë dy medalje të arta në xhudo, ndërkohë që Shqipëria ka arritur rezultate të larta përmes sportistëve të saj në peshëngritje, gjimnastikë e atletikë duke u renditur tek 10 më të mirët në botë.

 

Top Channel