Ministrja Belinda Balluku ka inspektuar mëngjesin e kësaj të hëne punimet në Lotin 2 të Unazës së Madhe të Tiranës, te mbikalimi i Pallatit me Shigjeta- sheshi ‘Shqiponja’.

Në këtë segment po punohet me tre turne, ndërsa deri më tani janë kryer 50% e punimeve dhe po avancohet përditë për të përfunduar e vendosur në dispozicion të qytetarëve.

Ministrja u shpreh e kënaqur edhe për cilësinë e mirë të punimeve dhe u shpreh se ky projekt ka marrë vëmendje edhe sa i përket anës estetike, brenda një zone urbane.

Ministrja bëri me dije se para datës 31 gusht do të hapet edhe tuneli i pestë në këtë lot dhe brenda vjeshtës do të bëhet e mundur lidhja e Saukut me Maternitetin e ri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA