
22/02 19:47
Pas polemikave të shumta që u krijuan për pjesëmarrjen e tij Laurel Hubbard u fut në historinë e Olimpiadave, pasi është i pari transgjinor që garon.
Sportisti nga Zelanda e re garoi në kategorinë e femrave, në peshën +87 kg. 43-vjeçarja shkaktoi shumë polemika dhe më tepër prej faktit që shikohej si pretendente për të marrë medalje.
Gjithsesi diçka e tillë nuk ka ndodhur, pasi Hubbard ka dështuar në të treja provat për të ngritur 125 kilogramë.
Top Channel