Thirrja e Manastirliut: Studentët të vaksinohen! Sot vijnë 50 mijë doza Pfizer

02/08/2021 15:12

Frika nga përhapja me shpejtësi e mutacionit Delta ka angazhuar të gjitha strukturat shëndetësore për të bërë të mundur rritjen e numrit të të vaksinuarve.

Tanimë u bëhet apel të gjithë studentëve të bëjnë vaksinën e anticovid para fillimit të vitit të ri shkollor.

Muaji gusht është i hapur për t’u vaksinuar për këdo mbi 18 vjeç thjesht duke paraqitur kartën e identitetit në qendrën shëndetësore më të afërt. Këtë të hënë mbërrijnë në vendin tonë 50 mijë doza të vaksinës Pfizer.

Në Shqipëri janë kyer gjithsej afro 1 milion e 200 mijë vaksinime  dhe  vetëm 530 mijë persona kanë marrë të dy dozat e vaksinës, pjesa tjetër ka marrë vetëm dozën e parë.

Ndërkohë që mutacioni Delta  në vende të tjera ka prekur më së shumti personat e pavaksinuar dhe ata me një dozë.

Top Channel