Situata e zjarreve në vend, Rama: Forcat e Ushtrisë dhe trupat Rangers në terren meritojnë respekt e inkurajim
02/08/2021 16:12
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për situatën e zjarreve në vend duke theksuar se forcat e ushtrisë meritojnë respekt për punën e vështirë në terren.
Ata janë prej ditësh në terren duke bërë të mundur shuarjen e zjarreve që kanë prekur disa prej fshatrave të Vlorës.
“Angazhimi disaditor për shuarjen e zjarreve në Karaburun e jo vetëm, nga Forcat e Ushtrisë dhe trupat Rangers në terren meriton respekt e inkurajim, në një kohë kur shumë vende po përballen me kërcënimin e zjarreve”, shkruan Rama.
Top Channel