Një shpërthim i variantit të ri të covid në Kinë është përhapur në shumë vende. Shpërthimi i variantit Delta ka ngritur shqetësime, pasi më shumë se 300 raste janë zbuluar brenda një hapësire prej 10 ditësh.
Titujt e mediave lokale janë dominuar nga lajmet mbi shpërthimin dhe specialisti kryesor i sëmundjeve të frymëmarrjes në vend thuhet se ka shprehur shqetësim të madh.
Qeveria ka vendosur kufizime të reja udhëtimi dhe po teston miliona qytetarë, shkruan BBC.
Nuk është e qartë se qytetarë janë vaksinuar plotësisht në Kinë, megjithëse autoritetet thonë se më shumë se 1.6 miliardë doza janë administruar deri më tani.
Gjithsej 15 provinca dhe bashki kanë konfirmuar tani raste me Delta, nga të cilat 12 janë të lidhura me një shpërthim që filloi në Nanjing në provincën lindore Jiangsu të Kinës. Autoritetet ia kanë atribuar përhapjen variantit Delta dhe sezonit turistik vendas.
Edhe pse numrat e rasteve janë dukshëm më të ulëta se vendet e tjera, ai konsiderohet shpërthimi më i madh në muajt e fundit në Kinë, një vend që ishte kryesisht i suksesshëm në kontrollin e virusit brenda kufijve të tij vitin e kaluar.
Rastet u shfaqën për herë të parë në korrik në aeroportin Nanjing, midis punonjësve që kishin pastruar një aeroplan që mbërriti nga Rusia.
Autoritetet testuan menjëherë 9.2 milionë banorë të Nanjing dhe vendosën mbyllje për qindra mijëra njerëz.
Por gjatë fundjavës vëmendja u kthye në destinacionin popullor turistik Zhangjiajie në provincën qendrore Hunan, ku shumë nga rastet e fundit janë shfaqur.
Top Channel