Në plazhet e Sarandës ka ndodhur e para ngjarje tronditëse në det, për fat pa pasojë në jetë. Fjala është për rrezik mbytjeje e më pas shpëtim të një 73-vjeçari.
E gjitha ka ndodhur tek plazhi “Hasan Tahsini” në qendër të Sarandës.
Me të marrë sinjalin për ndihmë, roja bregdetare Sokol Alushaj u ndodh në çast dhe dha ndihmën e parë.
Pas disa përpjekjeve, u “rikthye në jetë 73-vjeçari Edmond Tufani nga Tirana, pushues me familjen e tij prej disa ditësh në Sarandë.
Persona të ndodhur në këtë ngjarje mundën të na dërgojnë foto nga momenti kur Sokol Alushaj po jepte ndihmën për ta sjellë në jetë 73 vjeçarin dhe ia arriti.
Por nga ana tjetër, një telefonatë që i është bërë 127-ës, pra Urgjencës Qendrore, si përgjigje ka marrë muzikë për disa minuta, pra nuk është treguar e gatshme për momentin duke ardhur në vendngjarje me vonesë, atëherë kur 73-vjeçari e kishte marrë veten.
Top Channel