Qindra demonstrues dolën në rrugët e Berlinit për të protestuar kundër masave anticovid.
Ata sfiduan urdhrin për ndalimin e protestës të urdhëruar nga gjykata të dielën dhe u mblodhën në rrugët e Berlinit, duke u përplasur me policinë.
Protesta u thirr nga lëvizja “Querdenker”, që është shfaqur si zëri më i fortë kundër kufizimeve të koronavirusit në Gjermani.
Autoritetet thanë se nuk mund të lejonin që tubimet të vazhdonin për shkak të frikës se pjesëmarrësit do të shkelin rregullat për vendosjen e maskave dhe distancimin shoqëror, në një kohë kur numri i infeksioneve në Gjermani është përsëri në rritje.
Disa nga demonstruesit mbanin pankarta duke thënë “Liri” dhe “Jo diktaturës së koronës”, dhe shumë pak prej tyre mbanin maska.
Lëvizja Querdenker e Gjermanisë ka tërhequr një përzierje njerëzish, duke përfshirë ata anti-vaksinave, ata që besojnë tek teoritë e konspiracionit, si dhe anëtarët e Alternativës të ekstremit të djathtë për Gjermaninë.
Top Channel