Organizoi ceremoni festive pas orarit të përcaktuar për mbyllje, ndëshkohet menaxheri i lokalit në Shijak

02/08/2021 10:16

Një 33-vjeçar është proceduar penalisht ne Shijak, pasi është konstatuar duke organizuar një ceremoni festive me muzikë në ambientet e lokalit që menaxhonte, pas orarit të përcaktuar për mbylljen e aktiviteteve.

Policia njofton se ndaj këtij shtetasi është vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak vijojnë kontrollet për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente.

Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar dhe proceduar penalisht për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, shtetasin G. B., 33 vjeç, banues në Pjezë, Shijak, menaxheri i lokalit, pasi është konstatuar duke organizuar një ceremoni festive me muzikë, pas orarit të përcaktuar për mbylljen e aktiviteteve. Gjithashtu, ndaj këtij shtetasi është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel