Në dy ditë, 500 vaksinime/ Korçë, të rinjtë që do studiojnë jashtë nxitojnë të vaksinohen

02/08/2021 15:13

Mbi 500 persona u vaksinuan në Korçë gjatë 2 ditëve të para të muajit të hapur të vaksinimit. Jo vetëm të rinjtë, por edhe grupmosha të tjera janë drejtuar tek pika e vaksinimit të përqendruar apo edhe qendrat shëndetësore për të marrë dozën e parë të vaksinës.

Të rinjtë kryesisht studentë jashtë vendit janë ata që kanë më shumë interes për t’u vaksinuar ndërsa nuk mungojnë as ata që shfaqin interes edhe për shkak të përhapjes së variantit Delta duke e parë vaksinimin si të vetmen mundësi për t’u mbrojtur.

Korça është një prej qyteteve që frekuentohet masivisht nga turistët çka rrit rrezikun e infektimeve ndaj vaksinimi mbetet shumë i rëndësishëm. Deri tani në Korçe janë 53 500 të vaksinuar nga të cilët 24245 me doza të dyta.

Top Channel