Një 75-vjeçar raportohet të ketë humbur jetën në Durrës.

Sipas informacionit paraprak të dhënë nga policia mësohet se viktima dyshohet të jetë mbytur duke u larë në det.

Është nisur menjëherë drejt spitalit Rajonal të Durrësit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por nuk ka mundur të mbijetojë

“Më datë 02.08.2021, në orën 12:40, jemi njoftuar nga urgjenca e Spitalit Rajonal Durrës se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi B. S., 75 vjeç, banues në Durrës, i cili dyshohet se është mbytur duke u larë në det në lagjen nr.1, Durrës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel