Marc Ghorayeb, këshilltar jo rezident i kryeministrit Edi Rama në Lindjen e Mesme Ishte forca udhëheqëse e kthimit në atdhe të dielën të 14 fëmijëve dhe grave nga kampi Roj në Siri.
Në një prononcim me gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu, Ghorayeb thotë se është i lumtur që mundi të mbajë premtimin.
“Kur ishim në Tetorin e shkuar në kampin Roj identifikuam këta fëmijë që sollëm dje në Shqipëri. Mu lutëm ti ktheja në shtëpi. Po u thashë. Bëni durim. Do shkoni në shtëpi. E mbajtëm fjalën. Shpenzuam shumë kohë duke negociuar. Sic edhe e thashë një ditë më parë ishte Gjenerali Abas Ibrahim engjëlli mbrojtës i këtyre fëmive. Nuk u lodh asnjëherë bashkë me njerzit e tij për ta bërë këtë realitet. Puna jonë nuk ka mbaruar ende. Do të sjell në Shqipëri të gjithë ata që kanë mbetur. Ia kam thënë këtë kryeministrit Rama i cili në asnjë moment nuk u ndal së pyeti për punën që ne po bënim në terren” deklaroi për Top Channel Marc Ghorayeb.
Top Channel